Kjo oferte punesimi eshte postuar para 40 ditesh...
8

aplikante

Full-time Nendrejtor i Shkolles SOS

tek SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi in Shqiperi

SOS Shkolla 9-vjecare “Hermann Gmeiner” eshte pjese e Shoqates SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri e cila është një organizatë private, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Shkolla i pergjigjet nevojave për edukim të fëmijëvë të komunitetit, fëmijëve në nevojë dhe familjeve që investojnë në një nivel të lartë edukimi për ta, duke synuar kështu gjithpërfshirjen dhe integrimin e fëmijëve, në një institucion që i përkushtohet zhvillimit, mirëqënies dhe të ardhmes së tyre.

SOS Shkolla 9-vjecare “Hermann Gmeiner” shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin:

Nendrejtor i SOS - Shkolles”Hermann Gmeiner”

Nendrejtori i SOS-Shkolles “Hermann Gmeiner” mbeshtet Drejtorin e shkolles ne realizimin e detyrave te tij funksionale ne fushat e procesit mesimor te Ciklit te Ulet dhe drejtimin e SOS - Mences

Kriteret e Kerkuara
 Diplome per Cikel te Ulet dhe trajnime pasuniversitare ne fushen e edukimit.
 Të paktën 10 vjet eksperiencë pune ne mesimdhenie
 Eksperience ne drejtim
 Njohuri mbi metodat bashkekohore te mesimdhenies punes pedagogjike me femijet.
 Njohuri mbi praktikat e Programeve Individuale Edukative
 Aftesi nderpersonale te komunikimit verbal dhe me shkrim
 Aftesi te punoje ne grup dhe ne menyre te pavarur
 Aftesi te analizoje, vleresoje situatat per te ndermarre veprime ne mbrojtje te femijeve.
 Aftesi te organizoje dhe menaxhoje punen.

Pergjegjesite kryesore:
 Drejton, mbeshtet dhe supervizon identifikimin, zhvillimin dhe implementimin e programeve mbeshtetese, si dhe programeve PEI per femijet me nevoja te veçanta.
 Supervizon dhe vlereson performancen e stafit ne mbeshtetje te arritjeve te synimeve dhe objektivave te shkolles; organizon trajnimet e stafit ne varesi.
 Menaxhon dhe drejton aktivitetin e perditshem te SOS-mences; mban kontaktet me furnitoret;
 Planifikon dhe pergatit programe individuale dhe ne grup ne perputhje me nevojat, interesat, eksperiencen dhe aftesite ekzistuese te cdo nxenesi per te permbushur objektivat e programit mesimor te aprovuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences;
 Kontribuon ne zhvillimin e politikave nacionale te shoqates dhe perfshirjen e tyre ne planin e zhvillimit te shkolles

Ofrohen
1. Marrëdhënie të rregullta punësimi
2. Mundësi për një eksperiencë të shkëlqyer pune me femijet
3. Mundësi për zhvillim personal dhe profesional.

Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 08.11.2009 në adresën soskd@soskd.org.al një Curriculum Vitae dhe një letër interesi.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.

Rruga “Pjeter Budi”, Pallati Klasik Konstruksion, Shk. B, Ap. 16, Tirane
Tel & Fax: 04 2378 517
Email: soskd@soskd.org.al


Ofertat e fundit tek SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi
Full-time Punonjes Social at SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi in Shqiperi 02-07-2009
Full-time Lider Rinor at SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi in Shqiperi 29-06-2009
Full-time Edukator Rinor at SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi in Shqiperi 25-06-2009

« Shko tek kategoria
Oferte false? Raportoje!   
Rekomandoje
Publikuar me 23-10-2009
Shfaqur: 783 here