Kjo pune eshte postuar me shume se 40 dite me pare...
22

aplikime

full time Punonjes Social

at SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi ne Shqiperi

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.
Në kuadër të zgjerimit të projekteve që ofrojnë mbështetje për familjet në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror në Tiranë dhe në Shkodër, Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për dy pozicione vakante.

Punonjës Social – Vendi i punës në Qytetin e Shkodrës
Punonjës Social – Vendi i punës në Qytetin e Tiranës

Punonjësi Social në projektin Fuqizimi i Familjes, Sauk është përgjegjës për administrimin individual të rasteve duke ofruar mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet vulnerabël në projekt dhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit.

Profili për pozicionin Punonjës Social
 Diplomë në punë sociale ose në një degë tjetër të ngjashme
 Të paktën 2 vjet eksperiencë pune me fëmijët dhe familjet në nevojë
 Njohuri të mira të të drejtave të fëmijëve
 Njohuri mbi metodat dhe praktikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet
 Njohuri mbi çështjet e zhvillimit social, si çështjet gjinore, edukimi, shëndeti, HIV/AIDS
 Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup
 Aftësi komunikuese
 Dëshmi aftësimi për drejtim automjeti

Ofrohen
1. Marrëdhënie të rregullta punësimi
2. Mundësi për një eksperiencë të shkëlqyer në punën me fëmijët dhe familjet në nevojë
3. Mundësi për zhvillim personal dhe profesional.

Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 30.07.2009 në adresën soskd@soskd.org.al një Curriculum Vitae dhe një letër interesi.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.

Rruga “Pjeter Budi”, Pallati Klasik Konstruksion, Shk. B, Ap. 16, Tirane
Tel & Fax: 04 378 517
Email: soskd@soskd.org.al

« faqja kryesore
Kjo pune eshte nje mashtrim? Raportoje!   
Rekomandoja nje shoku
Publikuar ne 02-07-2009
Pare: 777 here